Shokon ish mjeku i Trumpit: I fusja tinëz lulelakër patateve të presidentit dhe ia fshihja akulloret

Shokon ish mjeku i Trumpit: I fusja tinëz lulelakër patateve të presidentit dhe ia fshihja akulloret

Ish mjeku i Donald Trumpit ka thënë që ai i fuste tinëz lulelakër patateve të shtypura të presidentit dhe se kishte provuar që t’ia fshihte akulloret në përpjekjet për ta bërë që të humbte peshë.

Dr.Ronny Jackson ishte këshilltar mjekësor i z.Trump, dhe kishte shpresuar që ta ndihmonte presidentin të humbte kilogramë në vitin 2018, dhe po ashtu ishte munduar që ta bënte që ai të ushtronte me bicikletë në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, përpjekjet e tij shkuan huq pasi z.Trump i shtoi katër kilogramë, duke e vendosur atë në kategorinë e obezëve, pas ekzaminimeve të fundit mjekësore në shkurtin e vitit 2019, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

“Stafi i ushtrimeve kurrë nuk u angazhua nga presidenti aq sa doja unë,” tha ai në një intervistë për The New York Times.

“Por, ne vazhduam punën në dietën e tij. Ne ia fshihnim akulloret, dhe i vendosnim lulelakër në patatet e shtypura [puret].”

Z.Jackson u bë i njohur në janarin e vitit 2018 kur kishte folur për shëndetin e mirë të presidentit përkundër dashurisë së madhe të tij për ushqimet e shpejta [fast food].

“Unë i kam thënë presidentit që nëse ai do të kishte një dietë më të shëndetshme për 20 vitet e ardhshme, ai ndoshta do të jetonte 200 vjet,” – tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: