Shokon OKB-ja: 90% të subvencioneve në bujqësi dëmtojnë popullin dhe planetin

Shokon OKB-ja: 90% të subvencioneve në bujqësi dëmtojnë popullin dhe planetin

Gati 90% të subvencioneve prej 540 miliardë dollarësh në gjithë globin që u jepen bujqve çdo vit janë “të dëmshme”, ka zbuluar një raport tronditës i OKB-së.

Kjo ndihmesë agrikulturore dëmton shëndetin e njerëzve, ushqen krizën klimatike, shkatërron natyrën dhe nxit pabarazinë duke përjashtuar bujqit e vegjël – shumica prej të cilëve janë gra, sipas agjencive të OKB-së.

Burimet më të mëdha të gazrave serrë, që prodhojnë mish të kuq e qumësht, morën subvencionet më të mëdha, thuhet në raport. Këto shpesh prodhohen nga grupe tepër të industrializuara, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Pa reforma, niveli i subvencioneve kishte rrezik të shkonte në 1.8 trilionë dollarë deri në vitin 2030, duke dëmtuar edhe më rëndë mirëqenien njerëzore dhe duke përkeqësuar krizën planetare.

Mbështetja për prodhuesit e mishit në vendet e pasura duhet të reduktohet, thonë analistët e agjencive.

Raporti, i publikuar para samitit të ushqimeve nga OKB-ja më 23 shtator, tha që riorientimi i subvencioneve për aktivitete tjera mund të ishte “pika e kthesës” për t’i dhënë fund varfërisë, për të zhdukur urinë dhe për të reduktuar ngrohjen globale. /Periskopi

Shpërndaje në: