Shokon Tare me deklaratën e tij për Juventusin
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare shpreson që skuadra e tij ta mposht Juventusin në finalen e madhe të Kupës së Italisë.
Ndeshja mes Juventusit dhe Lazios zhvillohet këtë të mërkure nga ora 21:00. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, mendon dhe shpreson se skuadra e tij të shpallet kampion vetëm për tifozët.
“Finalja është tejet e mirë. Do të përpiqemi ta fitojmë këtë trofe, kryesisht për tifozët”, ka thënë Tare.
Vlen të përmendet se Lazio dhe bardhezinjt në gjysmëfinale eliminuan Romën dhe Napolin.



