Shokuese: Në frigoriferët e mishit në Viva Fresh shihet një mace (Foto)
Së fundmi, nëpër rrjete sociale, po qarkullon një fotografi e cila ka tmerruar të gjithë.
Aty shihet se si një mace gjendet brenda frigoriferëve ku janë edhe produktet e mishit.
Siç shihet edhe në fotografi, macja gjendet në afërsi të suxhukut, transmeton Periskopi.
Ata të cilët kanë shpërndarë fotografinë, kanë shkruar se një gjë e tillë ka ndodhur në supermarketin “Viva Fresh”, e cila ka frekuentim mjaft të madh nga qytetarët. /Periskopi/




