Shoqata e bankave reagon pas sulmit ndaj automjetit që transportonte para, kërkon hetim të menjëhershëm

Shoqata e bankave reagon pas sulmit ndaj automjetit që transportonte para, kërkon hetim të menjëhershëm

Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar pas sulmit të armatosur që ka ndodhur sot në orët e pasdites ndaj automjetit transportues të parave në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon sulmin ndaj transportuesit të mjeteve financiare dhe kërkon zbardhjen e rastit nga organet kompetente të sigurisë si dhe identifikimin sa më të shpejtë të kryerësve të kësaj vepre dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

“Vlerësojmë se situata e deritanishme e sigurisë ka qenë e qetë, megjithatë ky incident isotëm tregon rëndësinë dhe nevojën që institucionet e sigurisë të jenë vigjilente në këtë fundvit, pasi që rastet e sulmeve të tilla kanë prirje të rriten në prag të festave të fundvitit”, thuhet në komunikatë.

“Me qëllim të krijimit të një klime dhe ambienti sa më të sigurt, konsiderojmë se është e nevojshme që të ketë kujdes të shtuar nga Policia e Kosovës”, thuhet tutje.

“Andaj, i bëjmë thirrje të gjitha organeve të sigurisë për ngritje të nivelit të gatishmërisë në parandalimin e këtyre rasteve të rrezikshme që mund të jenë me pasoja të mëdha për qytetarët e Republikës së Kosovës”, përfundon në reagim.

Dalin pamjet se si furgoni me para grabitet në pikë të ditës në rrugën Gjilan-Prishtinë

Sulmohet me armë automjeti që transportonte paratë e bankave në rrugën Gjilan-Prishtinë

Shpërndaje në: