Shoqëruesja e dhomës tronditi me komentin për vdekjen e 21-vjeçares, reagon gjinekologu i QKUK-së

Periskopi.com Lajme

Më 10 korrik në Mjekësinë Sportive ka vdekur një lehonë 21-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.

Viktima po atë ditë në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane. Ajo ishte nga Komuna e Podujevës.

Menjëherë pas lajmit të vdekjes së saj, një komentuese në Facebook, e cila tha se kishte qëndruar në një dhomë me të ndjerën, e ka akuzuar gjinekolokun e Klinikës Gjinekologjike në QKUK, Naser Berisha dhe Mirsada Paqarada.

Por, gjinekologu, Naser Berisha, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, ku tha se ngjarja për të cilën ka treguar komentuesja është shpifje.

Berisha ka shpjeguar sesi ka rrjedhur ngjarja që kur e ndjera u pranua në spital.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq dhe shokë të afërm e të facebook-ut

Dua të ju njoftoj me një të vërtetë të shkurtër për të pavërtetën e lansuar këto ditë në fb nga “zonja ” e paraqitur si ” Ajla Metehu ” lidhur me komentin e saj rreth vdekjes së pacientes fatkeqe nga COVID-19, e cila ishte edhe shtatzënë. Pacientja në fjalë është pranuar në QKUK të mërkurën në mbrëmje me datë 08.07.2020, në gjendje të rënduar dhe me shenja të infeksionit nga Coronavirusi, me ç’rast nga ana e kolegëve obstetër-gjinekolog të repartit përkatës për përkujdesje ndaj shtatzënave të dyshuara për Covid është konsultuar Infektologu dhe pacientja është testuar për infeksion.

Për shkak të gjendjes së saj të rënduar është transferuar në hapësirat e Mjekësisë sportive dhe njëkohësisht është konstatuar rezultati pozitiv i testit. Aty ka qëndruar nga nata e së mërkurës deri të premten kur është transferuar në Klinikën tonë për kryerjen e lindjes. Fatkeqësisht pacientja nuk i ka mbijetuar gjendjes së saj të rënduar, për çka na vie keq të gjithëve, si në Klinikë ashtu edhe njerëzve të botës normale.

Për këtë rast të lajmëruar në portale,ka reaguar “zonja Ajla” , e cila pretendon se ka qenë e shtrirë me pacientën ( tashmë të ndjerë ) për dy javë të tëra.

Akuza drejtuar dy mjekëve të repartit tonë ( patologjia e barrës ),njëri ndër të cilët jam unë , është shpifje pasi që asnjëri nga ne nuk ka qenë i përfshirë në asnjë mënyrë dhe në asnjë moment me pacientën tash më të ndjerë. Rrjedhimisht këto akuza ndaj nesh për veprim apo mosveprim janë të pabaza dhe njëkohësisht të qëllimshme nga personi që e ka postuar komentin ( profil i mbyllur në fb pas disa orësh ).

Luten të gjithë ata që e njohin “zonjën” ta nxjerrin në sipërfaqe të moçalit pasi që me këto raste duhet të merren Institucionet e caktuara.

Shpërndaje në: