Shorti i Champions Leagues: Data dhe situata e ndarjes së vazove

Shorti i Champions Leagues: Data dhe situata e ndarjes së vazove

Me ndeshjet e kthimit të play-off të Ligës së Kampionëve që do të luhen mes ditës së nesërme dhe të mërkurës, tashmë është koha për të menduar për grupet e edicionit të 67 të kompeticionit më të lartë evropian për klube, shorti i të cilave do të hidhet të enjten në orën 18.

VAZO 1: Atletico Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Inter, Lille, Manchester City, Sporting Lisbon, Villarreal

Triumfet befasuese në kampionat të Lille, Sporting Lisbonës e Atletico Madrid dhe triumfi në finalen e Europa League të Villarreal revolucionarizojnë vazon e parë, ku përfshihen edhe trofembajtësit e dy kupave e fituesit e 6 (ose 7) kampionateve kryesore kombëtare. Skuadra e Emery nuk ishte kualifikuar në fushë, kështu që falë fitores në Gdansk ata u bënë skuadra e pestë spanjolle në garë. Falë triumfit përballë City, Chelsea u bë skuadra e tetë në vazo, duke zbritur kampionët rus të Zenit në të tretën.

VAZO 2: Barcelona, Borussia Dortmund, Juventus, Liverpool, Manchester United, PSG, Real Madrid, Sevilla

Në vazon e sistemuar sipas renditjes së klubeve të Uefa-s është Juventus dhe për bardhezinjtë duket se është një avantazh sepse ata do të shmangin përballjen me fisnikërinë e futbollit europian: Real Madrid, Barcelona, Liverpool, PSG, Manchester United, Sevilla dhe Borussia Dortmund. Lajme të mira për Juven, por torinezët duhet të bëjnë kujdes sepse në vazo janë tre skuadra spanjolle dhe dy angleze: një situatë që, duke pasur parasysh ndalimin e derbeve në fazën e grupeve, mund të çojë në grupin e tyre një mes Manchester City (ose Chelsea) dhe Atletico Madrid.

VAZO 3: Ajax, Atalanta, Leipzig, Porto, Zenit Shën Petersburg

Për momentin janë vetëm pesë ekipe të sigurta dhe mes tyre është Atalanta, e cila nuk do të kthehet në Amsterdam për të sfiduar Ajaxin. Së bashku me zikaltrit presin edhe Leipzig, Porto dhe Zenit.

VAZO 4: Besiktas, Bruges, Dynamo Kiev, Milan, Wolfsburg

Milani kthehet në Ligën e Kampionëve pas 7 vjetësh dhe fillon nga vazo e fundit, kështu që Pioli rrezikon një grup të hekurt (edhe pse ekziston shpresa për të tërhequr Sporting, Lille ose Villarreal nga vazo e parë). Së bashku me kuqezinjtë aktualisht në këtë vazo është Wolfsburg, të cilët kthehen në Europën që ka rëndësi gjashtë vjet pas herës së fundit, si dhe Besiktas, Bruges dhe Dinamo Kiev.

Gjashtë vendet që mungojnë do të merren nga ekipet që luajnë kthimin e play-off të martën dhe të mërkurën. Fituesit e Ferencvaros-Young Boys dhe Malmoe-Ludogorets do të përfundojnë në vazon e katërt, më e paqartë situata e përballjeve të tjera.

KALENDARI
Shorti
26 gusht 2021 nga ora 17:40: faza e grupeve
13 dhjetor 2021: raundi i 1/8
18 mars 2022: çerekfinalet dhe gjysmëfinalet

Faza e grupeve
14/15 shtator 2021: dita e parë
28/29 shtator 2021: dita e dytë
19/20 tetor 2021: dita e tretë
2/3 nëntor 2021: dita e katërt
23/24 nëntor 2021: dita e pestë
7/8 dhjetor 2021: dita e gjashtë

Faza me eleminim direkt
15/16/22/23 shkurt dhe 8/9/15/16 mars 2022: raundi i 1/8
5/6 dhe 12/13 prill 2022: çerekfinalet
26/27 dhe 3/4 maj 2022: gjysmëfinalet
28 maj 2022: finalja (në Stadiumin e Shën Petersburgut, Rusi)

Shpërndaje në: