Shorti i Europa Ligës sjell përballje interesante, ja me kë takohet Arsenali i Xhakës e Mustafit (Foto)

Shorti i Europa Ligës sjell përballje interesante, ja me kë takohet Arsenali i Xhakës e Mustafit (Foto)

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së 1/8-ave të Europa Ligës.

Në në këtë kompeticion kanë mbetur 16 ekipe, kryesisht të ligave më të forta në Europë.

Spanja përfaqësohet me 3 ekipe, Anglia, Rusia dhe Italia me nga 2 dhe me 1 ekip Portugalia, Gjermania, Kroacia, Ukraina, Franca, Austria dhe Çekia.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Interit dhe Eintrachtit të Frankfurtit, përcjellë Periskopi.

Arsenali i Xhakës e Mustafit do të përballet me francezët e Rennes.

Në foton e mëposhtme mund t’i shihni çiftet komplete të 1/8-ave të Europa Ligës. /Periskopi/

Shpërndaje në: