Shpallen fituesit në zgjedhjet e Rithemelimit për disa degë të PD-së

Shpallen fituesit në zgjedhjet e Rithemelimit për disa degë të PD-së

Procesi zgjedhor i Rithemelimit është mbyllur për degën e Partisë Demokratike në Pukë dhe degën 15 në Tiranë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues:

Kryetar i degës PD Pukë – Demir Hyseni

Kryetar i degës 15 Tiranë – Florind Mansaku

Ndërkohë edhe për degën Rrogozhinë procesi ka përfunduar dhe fitues është shpallur Ilir Kasa me 67 për qind të votave.

Kryetarët e Partisë Demokratike për degët Kurbin, Ura Vajgurore dhe Fush-Arrëz nga zgjedhjet e Rithemelimit u shpallën përkatësisht:

Gjergj Oroshi me 56 për qind të votave.

Bujar Dhëmbo me 60 për qind të votave.

Hil Kola me 84 për qind të votave. /Euronews.al/

Shpërndaje në: