Shpallet në kërkim ish-deputeti i PD, Bardh Spahia

Shpallet në kërkim ish-deputeti i PD, Bardh Spahia

Është shpallur në kërkim nga policia ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Mësohet se Spahia është shpallur në kërkim pas incidenteve të mbrëmshme në Shkodër, ku mbështetësit e opozitës i vunë flakën klasës së shkollës “Shejnza Juka”.

Brenda klasës ndodheshin materialet e KZAZ-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të shfuqizuara nga presidenti Ilir Meta. Protestuesit tentuan të merrnin në kontroll ambientet e KZAZ-së.

Për incidentin e djeshëm janë arrestuar pesë persona nga policia, 14 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë./TCh/

 

Shpërndaje në: