Shpejtësi dhe çmenduri, Mbappe vrapoi 38 km/h te goli i parë kundër Monacos

Shpejtësi dhe çmenduri, Mbappe vrapoi 38 km/h te goli i parë kundër Monacos

Paris Saint Germaini të dielën siguroi edhe matematikisht titullin, edhe pse Lille barazoi paraprakisht dhe kështu titulli ishte i tyre, PSG nuk e kurseu Monacon.

Skuadra nga Parisi fitoi me rezultat 3-1, në një ndeshje ku Kylian Mbappe shkëlqeu me tre gola.

Por, është i pari ai që mori vëmendjen më të madhe, kjo pasi ylli francez regjistroi shpejtësi 38 kilometra në orë në aksionin e golit.

20-vjeçari është një nga lojtarët më të shpejtë jo vetëm në Ligue 1, por edhe në top pesë ligat e mëdha evropiane dhe shpejtësia e regjistruar ndaj ish-skuadrës së tij është një nga më të mëdha në Evropë këtë sezon nga një lojtar i futbollit.

Mbappe ka shënuar 36 gola në 40 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Shpërndaje në: