‘Shpejtësi tmerruese, Joshua s’e ka asnjë shans’ – fansat e britanikut të shqetësuar pasi publikohen pamje nga stërvitja e Ruizit

‘Shpejtësi tmerruese, Joshua s’e ka asnjë shans’ – fansat e britanikut të shqetësuar pasi publikohen pamje nga stërvitja e Ruizit

Jemi vetëm disa ditë larg meçit të shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Meçi i dytë mes Joshuas dhe Ruizit, që do të marrë pjesë në “Diryah Arena” të shtunën, do ta vendos Joshuan kundër njeriut i cili i mori rripin e peshave të rënda në qershor, në një prej përplasjeve më të jashtëzakonshme në histori të boksit, raporton Periskopi.

A e nënvlerësoi Joshua Ruizin? Ai u mposht me TKO në rundin e shtatë, derisa është transformuar krejtësisht për rimeçin.

Andy Ruiz Jr. v Anthony Joshua 2 (Clash on the Dunes) - Press Conference

Fansat e Ruizit patën mundësi të shohin pak nga aftësitë e tij gjatë një sesioni të hapur për medie, ku ai tregoi shpejtësi tmerruese.

30-vjeçari ishte aq i mirë saqë shqetësoi fansat e kundërshtarit britanik.

Sipas “BBC Sport”, Joshua ishte i pranishëm për ta parë nga afër Ruizin, por buzëqeshja iu largua pasi e pa meksikanin në aksion.

Dhe disa fansa të boksit po shqetësohen se Joshua do të mposhtet përsëri. /Periskopi.com/

p1dr74v3u91780g7u76715rk1fmi9.jpgp1dr74vgmn152sccj1jfl1j1017seb.jpgp1dr74vphaup117mo1rpg18p1m9d.jpgp1dr7503jg65bn3rprh15411uj3f.jpgp1dr750dck1971046o9716b0hloh.jpgp1dr750noj1gvf1djb1rsqrni4taj.jpg

 

 

Shpërndaje në: