Shpejtim Bulliqi i VV-së feston ditëlindjen e marrjes së pushtetit në Llap

Shpejtim Bulliqi i VV-së feston ditëlindjen e marrjes së pushtetit në Llap

Shpejtim Bulliqi arriti që të fitonte në balotazh rizgjedhjen në krye të Komunës së Podujevës. Ai kishte fituar më 8 dhjetor të vitit të kaluar, një mandat të shkurtër dhe tashmë po feston edhe ditëlindjen e këtij mandati.

Bulliqi ka shkruar se “sot shënojmë një vjetorin e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë”.

Ai ka paralajmëruar se me datë 20 dhjetor, dymbëdhjetë ditë më vonë, do të prezantojnë “të gjitha punët e realizuara gjatë vitit 2021”, përcjell Periskopi.

Bulliqi ka ftuar edhe qytetarët që të marrin pjesë në këtë takim.

Statusi i plotë:

Sot shënojmë një vjetorin e qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë. Për një vit me shumë sfida e vështirësi, kemi qeverisje shumë më transparente, më efikase e më të përgjegjshme në komunën tonë.

Me 20 dhjetor, nga ora 10 në sallën e Kuvendit Komunal, në takimin me qytetarë dhe para mediave, do t’i prezantojmë të gjitha punët e realizuara në vitin 2021, si dhe do t’i diskutojmë bashkarisht projektet dhe punët që na presin për vitin vijues.

Mëposhtë mund të shihni një përmbledhje me fotografi të shumë aktiviteteve e ngjarjeve që kemi shënuar gjatë këtij viti.

Të dashur qytetarë,

me datën 20 dhjetor ju ftoj që të merrni pjesë në takim!

Shpërndaje në: