Shpejtim Bulliqi sulmon ish shefin e tij: Të gjithë e dinë se Isa Mustafa është argat i Thaçit

Shpejtim Bulliqi sulmon ish shefin e tij: Të gjithë e dinë se Isa Mustafa është argat i Thaçit

Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes,  ka thënë se tashmë të gjithë e dinë se kryetari i LDK-së Isa Mustafa është ‘argat’ i presidentit Hashim Thaçi.

Bulliqi qe ishte anetar i LDK-së ka thënë se ekzekutivi i ri në krye me Avdullah Hotin është e qeveri e Hashim Thaçit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e mëtejme të shtetit.

“Tashmë të gjithë e dinë që ky, dhe kllapa e tij që e kanë uzurpuar LDK-në kanë qenë dhe janë argat servilë të Hashim Thaçit, si dhe qeverinë që vodhi mandat ua krijoj Hashim Thaçi përmes servileve të tij, duke u siguruar votat Avdullahut dhe klanit, dallimi i vetëm është se kësaj radhe ju rënë maskat”, ka shkruar Bulliqi në Facebookun e tij, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, ndodhitë e ditëve të fundit, ua hoqën dilemat edhe atyre pak njerzëve që mendonin se LDK-ja e Isës dhe klanit të tij, përfaqësojnë interesat e LDK-së dhe elektoratit të saj.
Tashmë të gjithë e dinë që ky, dhe kllapa e tij që e kanë uzurpuar LDK-në kanë qenë dhe janë argat servilë të Hashim Thaçit, si dhe qeverinë që vodhi mandat ua krijoj Hashim Thaçi përmes servilëve të tij, duke u siguruar votat Avdullahut dhe klanit, dallimi i vetëm është se kësaj radhe ju kanë rënë maskat.
Kjo është qeveri e Hashim Thaçit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e mëtejmë të shtetit.

 

Shpërndaje në: