Shpend Ahmeti e shkarkon drejtorin e Arsimit në Prishtinë

Shpend Ahmeti e shkarkon drejtorin e Arsimit në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkarkuar Jonuz Salihajn nga pozita e drejtorit të arsimit në komunë.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se lirimi nga detyra i Salihajt është bërë me kërkesë të partnerit të koalicionit, AAK.

Aktualisht, me shkarkimin e Salihajt, numri i drejtorive pa drejtor shkon në tri, pas atyre në Kadastër dhe Kulturë.

Në nëntor e vitit të kaluar, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin e Lëvizjes Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit.

Pas këtij vendimi, kishte dhënë dorëheqje Yll Rugova i LVV-së, i cili udhëhiqte me drejtorinë e Kulturës.

Shpërndaje në: