Shpend Ahmeti e uron Shpejtim Bulliqin dhe VV-në: Ia përmend që i ka veç 9 muaj mandat

Shpend Ahmeti e uron Shpejtim Bulliqin dhe VV-në: Ia përmend që i ka veç 9 muaj mandat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar Shpejtim Bulliqin dhe Vetëvendosjen për suksesin e korrur sot në zgjedhjet komunale në Podujevë. 

Por, duket se Ahmeti është paska ironik në statusin e tij – meqë Bulliqi ka vetëm nëntë muaj kohë për ta realizuar programin qeverisës para zgjedhjeve të reja lokale – duke i uruar suksese pikërisht në “realizimin e programit”, përcjell Periskopi.

“Edhe pse për mandat të shkurtuar, porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!” – ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë që sipas rezultateve preliminare nga KQZ, Bulliqi arriti të fitonte pa balotazh me 51,6 për qind të votave.

Statusi i plotë: 

Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!

Suksese në realizimin e programit!

Shpërndaje në: