Shpend Ahmeti i tregon popullit për shkarjet e Kurtit: Politika juaj, veç sa do t’i rris çmimet edhe më shumë

Shpend Ahmeti i tregon popullit për shkarjet e Kurtit: Politika juaj, veç sa do t’i rris çmimet edhe më shumë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që me profesion është ekonomist ka analizuar fjalimin e sotëm në Facebook të kryeministrit Albin Kurti, që me profesion është ndoshta inxhinier.

Ahmeti në një postim në Facebook ka treguar shkarjet në fjalimin e sotëm të kryeministrit Kurti, i cili ndër tjerash akuzoi qeverinë e kaluar se u kishte dhënë subvencione “përfituesve më të mëdhenj të pandemisë.”

“Krediti për rritje ekonomike qeverisë, e faji për ngritje të çmimeve Rrymës e tregtarëve nuk ec – zgjedhne njërën!” – shkruan Ahmeti, përcjell Periskopi.

Ai argumenton që nëse “rritja e konsumit kur prodhimi ndalet ka rritur çmimet” atëherë politika e qeverisë për 300 euro për kreditë konsumuese do t’i rris çmimet edhe më shumë.

Për më tepër, ekonomisti Shpend Ahmeti, deklaron që kjo do t’i japë përfitime bankave, që po ashtu nuk janë të dëmtuara nga pandemia.

Në fund, ai ka dhënë edhe disa këshilla për Kurtin se çka të bëj në vazhdim.

Statusi i plotë dhe i paedituar:

Krediti për rritje ekonomike qeverisë, e faji për ngritje të çmimeve Rrymës e tregtarëve nuk ec – zgjedhne njërën!

Në qoftë se rritja e çmimeve qenka pasojë e pandemisë – rritja e konsumit kur prodhimi është stopuar atëhetë politika e 300 eurove për kredi konsumuese nga qeveria vetëm se i rrit çmimet – më shumë para për më pak prodhime.

Në qoftë se të tjerët paskan gabuar kur ju kanë dhënë supermarketeve – “përfituesve më të mëdhenj të pandemisë” – atëherë si cilësohet subvencioni apo motivimi i qytetarëve për kredi?  Miliona profite për bankat që sigurisht se nuk janë humbësit më të mëdhenj të ekonomisë?

Pyetja e fundit – sa është rritja reale ekonomike në Kosovë sivjet kur inflacioni (rritja e çmimeve është 4.9)?

Përfundimi – leni mburrjet me rritje ekonomike se pastaj vijnë edhe faturat si inflacioni.  Nuk është zgjifh e merr.  Në një vend si Kosova ku importojmë gati çdo gjë që konsumojmë dhe ku nuk kemi politika monetare shumica e indikatorëve janë të importuara, përfshi çmimet.

Ridistribuimi është politika kryesore në mungesë të fuqisë buxhetore, fuqisë ekonomike dhe produktivitetit.  Politikat e tjera që mund të kenë ndikim real në ekonomi në skenarin më të mirë tregojnë rezultate në periudhen 6-10 vite.

Prandaj fokusi duhet të jetë në mbrojtjen e qytetarëve/grupeve të rrezikuara, në ndihmen e bizneve të rrezikuara, si dhe në stimulimin e investimeve.  Tjerat janë pallavra për konsum ditor.

Tri shembuj:

  1. Kupona në vlerë të caktuar për qytetarët për pagesën e rrymës (si më Francë)
  2. Ndihmë për hallkat e dobëta në zinxhirin furnizues për prodhuesit vendor. Nqs ka më shumë para në qarkullim prodhuesi vendor duhet të ketë vendin më të mirë si në supermarket ashtu edhe në menytë qeveritare.
  3. Fonde – grante të barabarta me shumën e investimit për fusha të caktuata ekonomike që identifikohen si strategjike.

Shpërndaje në: