Shpend Ahmeti ia dhuron Përparim Ramës një tastaturë pa shkronjat P dhe R

Shpend Ahmeti ia dhuron Përparim Ramës një tastaturë pa shkronjat P dhe R

Shpend Ahmeti ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Ramës.

Gjatë pranim-dorëzimit të detyrës, pati të qeshura, pasi Shpend Ahmeti i tha se ‘edhe unë kështu kam qeshë kur kam ardhë në komunë’.

Rama pranoi një tastaturë si dhuratë nga Shpend Ahmeti. Në këtë tastaturë mungonin shkronjat P dhe R, që asociojnë me emrin e Përparim Ramës, por edhe dy shkronjat e para të Prishtinës.

Ndryshe, në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme./Periskopi/

FOTO:

Shpërndaje në: