Shpend Ahmeti: Kërkesat e qytetarëve u dëgjuan, e ndezëm ngrohtoren e qytetit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar e ngrohtoret e qytetit janë lëshuar në funksion për 90 mijë qytetarët e lidhur me sistemin e ngrohjes. Ai ka treguar edhe planet për lidhjen e më shumë se 30 mijë qytetarëve me sistemin e ngrohjes dhe projektin e ngrohjes qendrore më panele solare.

“E ndezëm ngrohtoren e qytetit, pak më herët se zakonisht. Kërkesat e shumta të qytetarëve për shkak të temperaturave të ulëta u dëgjuan, andaj po hymë me ngrohtësi në këtë sezonë dimri”, shkruan Ahmeti në rrjetin social Facebook.

“Rikujtoj se 90 mijë qytetarë janë kyçur tashmë me ngrohtoren qendrore, përmes rrjetit të zgjeruar të ngrohtores. Derisa kemi hapësirë që me projektin e ko-gjenerimit t’i lidhim edhe 30 mijë të tjerë, gati është edhe projekti i dyfishimit të ko-gjenerimit për të dyfishuar kapacitetet Për të tjerët kemi hartuar projektin e ngrohjes qendrore me panele solare. Tashmë është kryer studimi i fizbilitetit dhe përmes një granti dhe kredie përmes Qeverisë Gjermane, KFË-së dhe Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, ne do të ndërtojmë plantazhin e dytë të paneleve solare në Evropë për nga madhësia, pas Danimarkës, ku do të ofrojmë ngrohje qendrore për të gjitha lagjet që kanë banim individual. Prishtina nuk kthehet mbrapa!”, përfundon Ahmeti që ka qeverisur dy mandate me komunën e Prishtinës.

Shpërndaje në: