Shpend Ahmeti kërkon mbyllje totale për dy javë: Tash është vonë për kozmetikë

Shpend Ahmeti kërkon mbyllje totale për dy javë: Tash është vonë për kozmetikë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është ndarë i pakënaqur nga masat e reja të ndërmarra nga qeveria, teksa ka kërkuar nga ta masa më rigoroze.

Ahmeti këtë kërkesë e ka parashtruar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka kërkuar edhe vaksinim më intenziv të qytetarëve.

Ndër të tjera, ai e ka vlerësuar se shtrëngimi i masave në raport me Shqipërinë vetëm i ka irrituar qytetarët.

Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese

2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.

3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.

4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina

5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente

Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.

Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur.

Shpërndaje në: