Shpend Ahmeti nuk guxon t’i përmend emrin Albin Kurtit derisa e kritikon: Nuk bën

Shpend Ahmeti nuk guxon t’i përmend emrin Albin Kurtit derisa e kritikon: Nuk bën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar deklarimet e fundit të Albin Kurtit sa i përket pandemisë por duke iu referuar “Qeveria”.

Kurti nuk kërkoi falje e as nuk e mori përgjegjësinë për rritjen e rasteve të reja dhe sidomos rasteve të vdekjeve që kanë kulmuar me mbi 400 vdekje për 20 ditë.

Kryeministri tha që janë përcjellë rekomandimet e IKShPK-së megjithëse më herët kishte marrë meritat pa thënë se po përcillte rekomandimet e IKShPK-së.

Ahmeti, që nuk dihet pse nuk i përmend emrin Kurtit, thotë si vijon:

“Kur numrat janë të ulta meritat qeveria, e kur janë të larta përgjegjësinë IKShPK-ja, nuk bën.” – shkruan ai.

Statusi i plotë:

Qeveria paska thënë se situata është e habitshme sepse kanë përcjell rekomandimet e IKSHP, duke aluduar përgjegjësi tek IKSHP.

Jo aq lehtë.

Kur numrat janë të ulta meritat qeveria, e kur janë të larta përgjegjësin IKSHPja, nuk bën.

Pronësoni rezultatet! Mirë e keq!

Vetëm ashtu shtohet besimi në institucione.  E ky besim sot është i domosdoshëm!

Shpërndaje në: