Shpend Ahmeti: Rryma do të lëshohet brenda 30 minutave në të gjitha lagjet e Prishtinës

Shpend Ahmeti: Rryma do të lëshohet brenda 30 minutave në të gjitha lagjet e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar të lëshohet rryma në lagjet e Prishtinës ku kishte mungesë. Ahmeti tha se për këtë është njoftuar nga KEDS-i.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se tani lagjet do të lëshohen një nga një deri te banesat e bardha që lëshohen pas 30 minutave.

“KEDS sapo na informuan që rryma është lëshuar. Tani lagjet do të lëshohen një nga një deri te banesat e bardha që lëshohen pas 30 min”, ka shkruar Ahmeti.

Shpërndaje në: