‘Shpend Ahmeti s’guxojke prej VV’së me stolisë Prishtinën për Vit të Ri, donin t’i ruanin votat islamike’

‘Shpend Ahmeti s’guxojke prej VV’së me stolisë Prishtinën për Vit të Ri, donin t’i ruanin votat islamike’

Valon Syla, gazetar, ka folur për qeverisjen e kryetarit aktual të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përgjatë kohës sa ky i fundit i takonte subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje.

Syla ka përkujtuar njërin nga vitet kur sheshi i kryeqytetit nuk u pati stolisur në prag të festave të fundvitit. Sipas tij, kjo kishte ndodhur për shkak se Vetëvendosje dëshironte t’i ruante, siç i thotë Syla, “votat islamike”.

“Shkaku i votave islamike, Shpendi nuk guxojke as me e stolis sheshin për Vitin e Ri”, ka thënë ai.

Tutje, Syla ka sqaruar edhe dallimin mes Ahmetit dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia.

“Shpendi nuk guxojke as me e stolis sheshin për Vitin e Ri. Shpendi mendoj që, për dallim prej Vitisë, me bo me e qit në debat e fiton, a ky Vitia jetë në lloq. Ky hala s’ka guxu me dalë njëherë me fole. Nuk ka guxu një mediumi me ju paraqit”, është deklaruar ai.

“Z. Vitia është favorit për Prishtinë, do të jetë i pari në balotazhin në Prishtinë, por çka do të ndodh pas balotazhit, kjo do të shihet”, ka shtuar tutje Syla.

Shpërndaje në: