Shpend Ahmeti shpërthen në lot gjatë varrimit të Florentinës dhe Florentit
I është dhënë lamtumira e fundit dy fëmijëve nga Kolovica e Prishtinës, të cilët humbën jetën tragjikisht të enjten në një gropë të mbushur me ujë.
Në këto fotografishihet i pari i Prishtinës i cili nuk ka mundur t’i mbajë lotët nga kjo ngjarje tragjike.
Dy fëmijët e familjes Mramori nga Kolovica e Prishtinës, dje humbën tragjikisht jetën pasi që ranë në gropën e mbushur me ujë e krijuar nga gërmimet e disa kompanive për të marrë zhavorin.



