Shpenzimet e 11 vjetorit të Pavarësisë: Shtet që paguan dhjetëfish më lirë e faturon dhjetëfish më shtrenjtë

Shpenzimet e 11 vjetorit të Pavarësisë: Shtet që paguan dhjetëfish më lirë e faturon dhjetëfish më shtrenjtë

Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku ka thënë se shteti ka shpërndarë 500 mijë euro lehtësisht në mashtrim.

Në një reagim në facebook, Abdixhiku ka thënë se 2540 kosovarë duhet të punojnë një vit rresht, nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim për t’i ndarë nga pagat e tyre 500,000 euro tatim për shtet.

“E Shteti? Shteti i tyre, në i thënshin ashtu, i shpërndanë këto 500,000 euro lehtësisht në mashtrim. Dhe atë në festim të pavarësisë. Paguan dhjetëfish më lirë e faturon dhjetëfish më shtrenjtë. Mashtron në lapsa e emblema pavarësie, në parakalim të ushtrisë e në flamur të Republikës. Mashtron në vet deklaratën e pavarësisë – 27,000 euro për shtatë kopje të saj. Pa marre, publikisht, pa brengë” përfundon shkrimin e tij Abdixhiku.

Shpërndaje në: