Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Prishtinë, një femër pëson lëndime të rënda

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Prishtinë, një femër pëson lëndime të rënda

Gjatë ditës së djeshme ka shpërthyer një bombolë gazi në një shtëpi në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.

Sipas këtij raporti, dje rreth orës 15:00, ankuesja femër kosovare ka njoftuar  se në shtëpinë e babait të saj ka shpërthyer një bombolë gazi, e cila përdorej për ngrohje.

Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Shpërndaje në: