Shpërthen bombola në Tiranë, evakuohet e gjithë ndërtesa

Shpërthen bombola në Tiranë, evakuohet e gjithë ndërtesa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, aty ku raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një ndërtesë banimi.

Ngjarja ka ndodhur në katin e 13 të një pallati pranë Rrugës së Burgut.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Banorët raportojnë se janë dëgjuar dy shpërthime të forta.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë i menjëhershëm, ndërsa u evakuua i gjithë pallati deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

 

Shpërndaje në: