Shpërthen gypi i ujësjellësit, Prizrenin e merr uji

Shpërthen gypi i ujësjellësit, Prizrenin e merr uji

Një gyp uji ka shpërthyer në qendër të qytetit të Prizrenit duke shkaktuar vërshime në një pjesë të qytetit.

Uji ka depërtuar edhe në disa objekte në pjesën e Shatërvanit.

“Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rregullimin e problemit./RTVBesa

 

 

Shpërndaje në: