Shpërthen infermieri kosovar: HELP! Vala e re e pandemisë po vjen, ne i kemi veç 18 euro pagesë

Shpërthen infermieri kosovar: HELP! Vala e re e pandemisë po vjen, ne i kemi veç 18 euro pagesë

Një infermier kosovar me emrin Enlirat Duraku ka bërë një postim rrëqethës në profilin e tij në Facebook duke kërkuar rritje të pagesës për kategorinë së cilës i takon, dhe e cila në mbarë botën po merr meritat që i takojnë në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Ashtu si infermierët në mbarë botën, edhe infermierët kosovarë me trimëri e vullnet të rrallë kanë qëndruar në radhët e para në luftën kundër pandemisë Covid-19 që ka mbytur mijëra qytetarë të Kosovës.

Infermier Duraku me anë të një postimi në Facebook, ku e ka përmendur edhe ministrin e ri të shëndetësisë z. Rifat Latifi, ka kërkuar rritje të pagesës për infermierët, përcjell Periskopi.

“Help!” ka shkruar ai madje edhe në gjuhën angleze [shq. Ndihmë].

“Si nuk kanë turp kasta politike dhe këta deputetë që kërkojnë rritje buxheti për hajgare, ndërsa për 18 euro duan që prapë infermierët t’i dërgojnë që ta rrezikojnë jetën e tyre dhe familjeve të tyre!?” – vazhdon më tej.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

 

Shpërndaje në: