Shpërthen Kadri Veseli, akuzon Vetëvendosjen dhe pranon se BE i thanë se duhet lejuar muri

Shpërthen Kadri Veseli, akuzon Vetëvendosjen dhe pranon se BE i thanë se duhet lejuar muri

Veseli i akuzoi Vetëvendosjen për koalicionin që kanë bërë me AKR-në në Mitrovicë dhe Agim Bahtirin, duke u thënë se janë bërë çerdhe pro-jugosllave.

“Po çka na kishit ba mua e Isa Mustafës me pas ba koalicion në momentin kur bëhet muri bre. Kjo është hipokrizi. Shikoni kë e keni brenda, kë po e mashtroni. Merreni më 9 dhjetor çka ka thënë Agim Bahtiri, ai ka pranuar që është marrëveshje e mirë ajo në Bruksel”, tha Veseli, raporton Periskopi

Pranoi se ka marrë telefonatë nga Brukseli dhe se e është kërkuar lejimi i ndërtimit të murit të përshkallëzuar.

“Kam marr telefonat drejtëpërdrjet nga Brukseli, me kërkesë, më kanë thënë kemi marrëveshje dhe se partia juaja duhet lejoj ndërtimin e një muri të përshkallëzuar. Kam qenë shumë i shqetësuar, s’kam dashtë me i kuptu çka po thojnë”, tha Veslie raporton Periskopi

“Kur të plakeni do të flasim edhe për ballafaqimin me BIA-n. Askund nuk ju kam pa. Në 2001 është dorëzuar dokumenti, Baton Haxhiu atë kohë, se mund të ndërtohej muri në çdo rast”, tha ai, raporton Periskopi

Ai tha se ka qenë gabim gjuhësor i kryetarit të komunës së Mitrovicës, për të cilin tha se ka shumë respekt, që ai me leju shkallët.

Tha se nuk do të ketë as shkallë fare atje.

 

 

 

Shpërndaje në: