Shpërthen konflikti politik në familjen Muja: Deputeti i VV-së i del kundër simpatisë së vëllait nga PDK

Shpërthen konflikti politik në familjen Muja: Deputeti i VV-së i del kundër simpatisë së vëllait nga PDK

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muaj ka reaguar pasi vëllai i tij doli haptazi në përkrahje të kandidatët të PDK-së për të parin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Muja përmes një postimi ka thënë se vëllai i tij, Gazmend Muaj nuk përfaqëson qëndrimet e tij dhe e aq më pak ato të Vetëvendosjes.

“Edhe një shpifje e radhës! Gazmend Muja po flet për opinionin e tij personal – asnjehere nuk ka biseduar për çështje politike me mua, nuk ka përfaqësuar dhe nuk përfaqëson qëndrimet e mia, aq me pak ato te VV-se. Keto tentim manipulimet e opinionit publik nga ju si ‘medium’ apo edhe te tjerët duke referencuar emrin tim duhet te ndalojnë!”, ka shkruar Muja.

Gazmend Muja, vëllai i Armend Mujës dje gjatë ditës përmes një postimi në Facebook përkrahur publikisht kandidatin e PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizin.

Ai ka bërë thirrje që të votohet Ferit Idrizi pasi quhet edhe mik i familjes Muja.

“Familjarë, miqë, shokë e dashamirë (pa dallime partiake) luteni që të dielën më: 14.10.21 ta votoni masovikisht mikun e familjes tonë- Ferit Idrizi. Mos harroni e kemi shancin ta zgjedhim njeriun e duhur për qytetin e Vushtrris”, ka shkruar Muja.

Shpërndaje në: