Shpërthen lufta ‘proxy’ mes Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut: Vjen goditja e radhës

Shpërthen lufta ‘proxy’ mes Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut: Vjen goditja e radhës

Gjatë mbrëmjes së kaluar, një anëtar i stafit të presidentes Vjosa Osmani me emrin Blerim Vela, e sulmoi në mënyrë të papritur e të padrejtë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për disa nga komentet e pafajshme të këtij të fundit. Por, ajo që dukej si një zhvillim i rëndomtë tashmë duket se po del jashtë kontrollit.

Velës i është përgjigjur ish kandidatja për kryetare të komunës së Ferizajt, Sibel Halimi, që kryen edhe funksionin e nënkryetares së LDK-së.

“Të qëndrosh e t’i dalësh ballë sfidave është kauzë, prandaj Abdixhiku mund t’i japë mësim secilit e secilës!” – ka shkruar znj. Halimi, përcjell Periskopi.

Vela ka shkruar në Twitter se Abdixhiku është njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten Osmani se si të shtyhen përpara kauzat, pasi sipas tij, ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa e ka pamundësuar Vettingun në drejtësi.

Kjo besohet të jetë një luftë ‘proxy’ mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut. /Periskopi 

Shpërndaje në: