Shpërthen në të shara analist Meta ndaj Shpejtim Bulliqit: Agim Bahtiri i Llapit, sharllatan që të çon tug

Shpërthen në të shara analist Meta ndaj Shpejtim Bulliqit: Agim Bahtiri i Llapit, sharllatan që të çon tug

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe analisti i pavarur Bardhyl Meta e ka quajtur kandidatin e Vetëvendosjes për Llap, Shpejtim Bulliqin, si “Agim Bahtirin e Llapit”.

Meta i ka përmendur mosfitoren me balotazh Bulliqin përkundër mbështetjes së madhe nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, analisti e quan edhe “sharllatan” z. Bulliqi për një intervistë të djeshme në të cilën sulmonte ashpër disa personalitete të Podujevës.

Meta i përmend z. Bulliqi edhe fiaskon e madhe me çështjen e Demarkacionit, sherri i së cilës Kosova raportohet të ketë mbetur e izoluar me regjimin e vizave.

“Kah po e ndëgjoja dje kur si një vajtojcë – në një intervistë e cila me shumë gjasë ia përmbylli përfundimisht karrierën e tij të shkurtë të Kryetarit Podujevës – për besë – m’erdhi tug!” – shkruan Meta, përcjell Periskopi.

Ai i ka kërkuar Bulliqit që të largohet sa më parë nga skena politike në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Metës:

SHPEJTIM BULLIQI, KY AGIM BAHTIR I LLAPIT!

Shpejtim Bulliqi, kandidati i VV’së për kryetar të Podujevës – i cili bashkë me KM-në Kurtin premtonin fitore të thellë në Podujevë – siç dihet, përjetoi një përmbysje spektakulare të rezultateve dhe premtimeve që i kishte dhëne Parisë së VV-së dhe Llapjanëve!

– Dje ky sharrllatan e Agim Bahtir i Llapit, kishte një intervistë ku siç e ka zakon ai (njihet për gjuhë të ndyrë dhe t’përdalë!) – s’la Personalitet Llapjan pa e sha e pa e përbaltë, thue Ti, se kanë fajë Llapjanët pse atij i skadoi afati i përdorimit të një hershëm nga VV?!

– Njejtë, për një përdorim, ishte edhe atëherë, kur zbulonte harta dhe kujdestaronte ne tv, duke korrigjuar herë hartat e Departamentit Amerikan të Shtetit, herë ato të ekspertëve Britanik e Gjerman dhe herë hartat e NATO-s me të cilat kjo kishte bombarduar caqet serbe dhe kishte nenshkruar marreveshjen e Kapitullimit te Serbise, duke vijezuar me milimetra çdo cep te Kosoves prej nga Serbia dhe Mali Zi, duhet te mbanin distance te saktesuar prej dhjetra kilometrash!?

– Kosovarët – që atëhere (2016/2017) shkaku i grupit të këti sharllatani – humbën rastin ideal që në grup me Ukrainën dhe Georginë të lëvizin të lirë dhe pa Visa!

Kah po e ndëgjoja dje kur si një vajtojcë – në një intervistë e cila me shumë gjasë ia përmbylli përfundimisht karrierën e tij të shkurtë të Kryetarit Podujevës – për besë – m’erdhi tug!

Edhe Vajtojcë, por edhe lyp sadakë, edhe shanë dhe përbaltë e përçanë Llapjanët – edhe ua do Votën!

Ik, ik prej skene, o Agim Bahtiri i Llapit!

Shpërndaje në: