Shpërthen një granatë dore në Dardani, dëmtohen tri vetura

Periskopi.com Lajme

Një granatë dore ka shpërthyer sot në orët e para të mëngjesit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, persona të lënduar s’ka, por janë dëmtuar tri vetura.

“Rreth orës 06:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një veturë është  dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes. Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes,  dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që  nuk raportohet për të lënduar.

Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Borovci.