Shpërthen pompa e derivateve në Lezhë, gjashtë persona të lënduar

Shpërthen pompa e derivateve në Lezhë,  gjashtë persona të lënduar

Mbrëmjen e sotme një karburant ka shpërthyer në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.

Flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë karburantin.

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një karburanti në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë.

“Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit.

Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona.

Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.
5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten.

Zjarrfikesit po punojne per elemimin e plote te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth karburantit”, njofton policia.

 

Shpërndaje në: