Shpërthen Rooney: ‘Pse ne futbollistët papritur u bëmë kurban’

Shpërthen Rooney: ‘Pse ne futbollistët papritur u bëmë kurban’

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një debat rreth futbollistëve dhe uljes së mundshme të pagave në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të krizës së vendit gjatë kësaj kohe pandemie, shkruan Periskopi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Rooney, i cili ka thënë se jo të gjithë lojtarët janë të gatshëm ta përballojnë këtë.

Ai gjithashtu thumboi edhe sekretarin e shëndetësisë Matt Hancock për ngritjen e kësaj teme (për t’ua zvogëluar pagat futbollistëve), duke shtruar pyetje se pse ishte ulja e pagave ne kokën e një Ministri të shëndetësisë.

“Pse ishte ulja e pagave të futbollistëve në kokën e tij?”

“Nëse qeveria do të më drejtohej për të ndihmuar në mbështetje të infermierëve financiarisht ose të blija ventilatorë, atëherë do të isha krenar ta bëja këtë për sa kohë që ta dija se ku po shkonin paratë,” tha ai.

“Pse ne futbollistët papritur u bëmë kurban”, ka thënë Rooney. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: