Shpërthen te PSG, ylli i skuadrës del hapur: Nuk jam i lumtur

Shpërthen te PSG, ylli i skuadrës del hapur: Nuk jam i lumtur

Në sezonin kur pritet që Paris Saint Germain të fitojë secilin titull të mundshëm, atmosfera e brendshme në klub mund të prish planet.

Pas ‘përplasjeve’ me Kylian Mbappe që kërkonte largimin nga skuadra, tani situata është vështirësuar edhe me lojtarët tjerë.

Një nga ata është Gini Wijnaldum, i cili ka thënë në një konferencë për shtyp (me kombëtaren e Holandës) se nuk është krejtësisht i lumtur te parisienët.

“Nuk mund të them se jam krejtësisht i lumtur”, ka thënë Wijnaldum, përcjell Periskopi.

“Nuk është situata të cilën e doja. Unë kam luajtur shumë viteve të fundit, dhe kam bërë mirë. Por, ky është futbolli, duhet të mësohem dhe të pajtohem me këtë”, shtoi holandezi.

Wijnaldum kaloi te PSG nga Liverpool, duke refuzuar Barcelonën dhe tani duket paksa pishman për vendimin. /Periskopi/

Shpërndaje në: