Shpërthen zjarri në qendër të Parisit (PAMJE)

Shpërthen zjarri në qendër të Parisit (PAMJE)

Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një ndërtesë në Shëtitoren “Boulevard des Capucines”, afër Sheshit të Operës në pjesën qendrote të Parisit.

Në një fotografi të publikuar në internet shihet  tym i madh duke dalë nga ndërtesa.

Foto: REUTERS/Benoit Tessier

“Zjarrfikësit janë duke ndërhyrë, shmangeni zonën”, tha policia lokale përmes një deklarate në rrjetet sociale.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cili ishte shkaktari i këtij zjarri, shkruan Reuters.

 

Shpërndaje në: