Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shkatërrohet blloku i banesave

Periskopi.com Lajme

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm kryeqytetin grek Athinën, rreth orës 6:45 së mëngjesit.

Mediet e huaja raportojnë se nga shpërthimi është dëmtuar një bllok banesash dhe vitrinash afro 200 metra larg Tempullit të Lashtë të Zeusit Olimpik, zonë e cila aktualisht është duke u rinovuar.

Një 78-vjeçar mbeti i lënduar rëndë, teksa raportohet se i moshuari ka djegie të rënda në krah dhe në këmbë.

Zjarrfikësit janë duke kërkuar për njerëz të cilët mund të kenë mbetur të bllokuar gjatë shpërthimit nëpër ndërtesa. Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende, ndërsa qarkullimi i mjeteve është ndërprerë menjëherë.