Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Slloveni

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Slloveni

Një shpërthim i fuqishëm përfshiu një fabrikë kimike në qendër të Kocevjes mëngjesin e së enjtes në Slloveni.

Mediat sllovene shkruajnë se ndërtesat përreth u dridhën nga shpërthimi i fuqishëm. Policia këshilloi qytetarët që të mbyllin xhamat.

“Mos iu afroni vendit dhe mbyllni dritaret”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas të dhënave të fundit nga Administrata Sllovene për Mbrojtje dhe Shpëtim, zjarri është shuar.

Dyshohet për viktima dhe dhjetëra punëtorë të lënduar.

Shpërndaje në: