Shpërthim i fuqishëm në afërsi të një klubi ku po performonte Ledri Vula, tmerrohen klientët

Shpërthim i fuqishëm në afërsi të një klubi ku po performonte Ledri Vula, tmerrohen klientët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Në afërsi të një klubi nate, të njohur, Magic 4, ku ishte duke performuar këngëtari Ledri Vula është regjistruar një shpërthim të fuqishëm.

Burime për mediat bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një kabinë elektrike.

Shpërthimi i fuqishëm ka tmerruar klientët e klubit të natës dhe këngëtarin Ledri të cilët me shpejtësi kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit.

Në afërsi të kabinës kanë qenë 3 bombula gazi të cilat fatmirësisht nuk kanë pasur dëme, pasi ngjarja mund të përfundonte në tragjedi.

Për rastin nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia e Tiranës apo ekipet e zjarrfikëses, pavarësisht se makina të shumta janë parë mbrëmjen e djeshme në afërsi të klubit, për të vënë nën kontroll situatën.

Fatmirësisht nuk raportohen për persona të lënduar.

 

Shpërndaje në: