Shpërthim i fuqishëm në Suedi, dhjetëra persona të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në Suedi, dhjetëra persona të lënduar

Rreth 25 persona janë dërguar në spital në mëngjesin e së martës, pasi një shpërthim dëmtoi një ndërtesë banimi në qytetin suedez, Gothenburg, raportoi radiostacioni publik, SR.

Policia suedeze tha se i ka filluar hetimet për këtë rast. Zëdhënësi i një spitali tha se në mesin e personave të dërguar në spital, tri gra kanë pësuar lëndime serioze, shkruan Reuters.

Shërbimet emergjente thanë se janë duke punuar për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarreve që e pasuan shpërthimin. “Disa banesa dhe hyrje janë prekur. Tash për tash është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin”, thanë shërbimet emergjente.

Një zëdhënës i shërbimeve emergjente tha se qindra njerëz janë evakuuar nga blloku banesor për shkak të rrezikut të paraqitur nga shpërthimi dhe zjarri.

Ndryshe, shteti skandinav është përballurr me rritje të krimeve nga bandat vjetëve të fundit. Grupet rivale kriminale kanë përdorur mjete shpërthyese dhe armë zjarri për t’i qëruar hesapet mes vete.

Shpërndaje në: