Shpërthim në Filipine, 14 të vdekur e 71 të plagosur

Shpërthim në Filipine, 14 të vdekur e 71 të plagosur

Zamboanga, 3 shtator – Presidenti filipinas Rodrigo Duterte, pas shpërthimit, i cili ndodhi në një treg në Davao në jug të Filipineve, shpalli “gjendjen e paligjshmërisë”.

Siç informuan mediat lokale GMA News, Duterte ka thënë se 14 persona e kanë humbur jetën ndërsa 71 të tjerë janë plagosur në shpërthimin i cili ndodhi mbrëmë me ç’rast shpalli “gjendjen e paligjshmërisë” e cila nënkupton përforcimin e operacioneve të cilat kanë për qëllim luftën kundër terrorizmit, shkatërrimin e lëndëve narkotike dhe krimin.

Shpërndaje në: