Shpërthim në Tiranë, flasin nga Policia

Shpërthim në Tiranë, flasin nga Policia

Dy mjete janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse në Tiranë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe ende nuk dihet kush ishte shënjestër e tij.

“Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shpërndaje në: