Shpërthime në Afganistan, tre të vdekur dhe 20 të plagosur, në mesin e tyre talibanë

Shpërthime në Afganistan, tre të vdekur dhe 20 të plagosur, në mesin e tyre talibanë

Nga një seri prej tre shpërthimesh vdiqën të paktën tre persona, përfshirë zyrtarë talibanë dhe u plagosën rreth 20 të tjerë në Jalalabad të Afganistanit. Sipas zyrtarëve shpërthimi që ndodhi në kryeqytetin e provincës Nangarhar të Afganistanit, kishte në shënjestër automjetet e talibanëve. Zyrtarët lokalë në Nangarhar i thanë Tolo News se bomba që gjendej anash në rrugë shpërtheu kur një rojtar taliban e goditi atë.

Raportet thanë se dy zyrtarë talibanë ishin në mes të të vdekurve ndërsa të plagosurit ishin kryesisht civilë. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, raporton Hindustantimes.

Jalalabad është qyteti i pestë më i madh i Afganistanit, i cili është rreth 80 milje nga Kabuli. Shpërthimi vjen në një kohë kur Afganistani është në qendër të vëmendjes së botës pasi talibanët pushtuan vendin më 15 gusht.

Shpërndaje në: