Shpërthimet në Kabul ku humbën jetën 13 ushtarë amerikanë, reagon Obama

Shpërthimet në Kabul ku humbën jetën 13 ushtarë amerikanë, reagon  Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi ditën e djeshme në Kabul, ku si pasojë humbën jetën mbi  103 persona, mes tyre dhe 13 ushtarë amerikanë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Obama u shpreh se nuk ka asgjë më të dhimbshme sesa humbja e amerikanëve që dhanë jetën në krye të detyrës dhe familjarët e afganëve.

Sipas Obamës, ngjarja e ditës së djeshme ishte e rëndë.

Shkrimi i plotë:

Ashtu si shumë prej jush, Michelle dhe unë ishim zemërthyer kur dëgjuam për sulmin terrorist jashtë aeroportit të Kabulit që vrau dhe plagosi kaq shumë pjesëtarë të shërbimit amerikan, si dhe burra, gra dhe fëmijë afganë.

Si president, asgjë nuk ishte më e dhimbshme sesa hidhërimi për të dashurit e amerikanëve që dhanë jetën duke i shërbyer vendit tonë. Siç tha Presidenti Biden, këta anëtarë të shërbimit janë heronj që janë angazhuar në një mision të rrezikshëm, vetëmohues për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Zemrat tona janë me familjet që humbën të dashurit e tyre dhe për të gjithë ata që vazhdojnë misionin në Kabul.

Ne mendojmë gjithashtu edhe për familjet e afganëve që vdiqën, shumë prej të cilëve qëndruan pranë Amerikës dhe ishin të gatshëm të rrezikonin gjithçka për një shans, për një jetë më të mirë. Zoti e bekoftë kujtimin e atyre që humbëm dhe i ruajt ata që mbeten ende atje.

Shpërndaje në: