Shpërthimi i bombës vdekjeprurëse në Mogadishu lë shumë të vdekur dhe të plagosur
Një eksplodim ka shpërthyer jashtë hotelit popullor në Mogadishu duke i lënë të paktën 14 të vdekur dhe 10 të lënduar rëndë, njofton ministri i brendshëm i Somalisë.
Të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombe në një automjet jashtë hotelit në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thuhet sipas burimeve qeveritare.
Eksplodimi ka ndodhur të enjten afër hotelit Weleliye në një rrugë të populluar me njerëz, Maka Al-Mukarrama, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Zëdhënësi i ministrit të brendshëm të Somalisë e konfirmoi për “Al Jazeera” vdekjen e 14 njerëzve dhe 10 të lënduarve.
Dëshmitarët që ishin prezent tregojnë për një shpërthim të fuqishëm në një rrugë të mbushur me njerëz.
“Shumica e viktimave janë… njerëz që kohën e kanë kaluar për të pirë një çaj, ka pasur shkatërrime dhe ndërtesat janë dëmtuar,” tha Mohamednur Abdirahman për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Supozohet se sulmi ishte bërë nga grupi al-Shabab, raporton agjensia e lajmeve “Reuters”, e cila ka cituar zëdhënësin e grupit ushtarak.
Al-Shabab, i cili po lufton për të përmbysur qeverinë somaleze të njohur ndërkombëtarisht, shpesh kryen sulme brenda dhe rreth kryeqytetit.
Sulmi i së enjtes vjen rreth një muaj pasi një bombardim me dy bomba në Mogadishu la 38 njerëz të vrarë./Periskopi/



