Shpërthimi i virusit vrastar kinez: Izolohen edhe dy qytete të tjera në Kinë

Shpërthimi i virusit vrastar kinez: Izolohen edhe dy qytete të tjera në Kinë

Tashmë janë pesë qytete kineze të cilat janë izoluar nga autoritetet e këtij vendi për shkak të virusit vrastar të mistershëm ndërkohë që në Pekin janë anuluar një numër i madh i ngjarjeve të rëndësishme publike për të ndaluar shpërndarjen e mëtejme të tij.

Autoritetet kanë ndaluar çdo lidhje të transportit nga Wuhani, kryeqyteti i Provincës Hubei gjatë ditës së sotme, duke suspenduar autobusët, metrotë, tragetet dhe kanë mbyllur aeroportet dhe stacionet e trenit për pasagjerët.

Më vonë gjatë ditës, u njoftua se e njëjta masë do të vlente edhe për dy qytete tjera, Huanggangun dhe Ezhoun. Ndërsa tashmë njoftohet se një gjë e tillë do t’i ndodh edhe Chibit dhe Zhijiangut, përcjell Periskopi nga The Guardian.

Një vendim të tillë e ka njoftuar qeverisja lokale. Po ashtu aty u njoftua edhe se teatrot, kinematë, internet kafetë, e të tjera vende argëtimi do të ndaleshin së operuari.

Banorët nuk mund të linin qytetin, përveç nëse kishin “ndonjë arsye të veçantë”.

Ndërkohë, gazeta shtetërore Bejing News njoftoi se kryeqyteti do të anulonte të gjitha eventet festive përfshirë edhe dy të famshme që kremtojnë vitin e ri hënor.

Deri tash janë konfirmuar 633 raste të koronavirusit. Ndërkohë që virusi i tmerrshëm vdekjeprurës ka shkuar në çdo provincë kineze, e po ashtu edhe në shtete tjera si ShBA-të, Korea e Jugut, Tajlanda, Japonia, Makau dhe Hong Kongu. Edhe Vietnami me Singaporin njoftuan për rastet e para gjatë ditës së sotme.

Këto autoritete kineze kanë konfirmuar se 95 pacientë kanë mbetur në gjendje kritike, ndërkohë që 17 njerëz janë konfirmuar si të vdekur.

Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit sezonal./Persikopi

Shpërndaje në: