Shpërthimi në banesat në Suedi: 25 të plagosur; Policia thotë që s’ndodhi nga shkaqe të natyrshme

Shpërthimi në banesat në Suedi: 25 të plagosur; Policia thotë që s’ndodhi nga shkaqe të natyrshme

Policia është duke hetuar nëse pajisja eksplozive që ishte lënë në banesë pasi katër persona u plagosën rëndë në eksplodimin në fjalë.

Rreth 25 persona janë dërguar në spital pasi shpërthimi i ditës së sotme i ndezi flakët në ndërtesën në zonën rezidenciale. Zjarrfikësit i hoqën njerëzit nga ndërtesa ndërsa të tjerët me çarçafë të lidhur provuan të iknin nga ballkonët.

Tri gra dhe një burrë po trajtohen për plagë më të rënda, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Vendi nordik ka përjetuar shumë raste të krimeve të bandave në vitet e fundit.

“E tmerrshme” tha ministri i brendshëm Mikael Damberg. “Kam besim të madh në autoritetin e policisë dhe që do t’i përdorë të gjitha resurset për të zbuluar se çka ndodhi.”

“Ne besojmë që diçka shpërtheu e që nuk është nga shkaqet natyrore,” tha zëdhënësi i Policisë, Thomas Fuxborg.

Shpërndaje në: