Shpërthimi në Liverpool: Shpallet hero taksisti që bëri përpjekje të mëdha të shpëtonte njerëz

Shpërthimi në Liverpool: Shpallet hero taksisti që bëri përpjekje të mëdha të shpëtonte njerëz

Përpjekjet ‘heroike’ të një taksisti në Liverpool shmangën atë që mund të kishte qenë një “katastrofë tmerruese” në Të Dielen e Përkujtimeve, ka thënë kryetari i qytetit.

Taksi i tij u tërhoq jashtë Spitalit të Grave në Liverpool dhe eksplodoi para orës 11, derisa pritej të fillonin dy minutat e heshtjes.

Joanne Anderson lavdëroi taksistin, që kishte emrin David Perry, për “mbylljen e dyerve” para shpërthimit, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Një pasagjer i taksit vdiq në vendngjarje dhe z. Perry u çua në spital.

Znj. Anderson tha që ai nuk raportohej se po vuanten ga plagë që kërcënonin t’i merrnin jetën.

Pasagjeri i vdekur nuk është identifikuar ende formalisht.

Tre njerëz janë arrestuar nën Aktin e Terrorizmit, derisa agjencia e inteligjencës po asiston policinë kundër-terrorizmit.

“Shoferi i taksisë në përpjekjet e tij heroike ka menaxhaur të shmangte atë që mund të kishte qenë një katastrofë tmerruese,” tha znj. Anderson. /Periskopi

Shpërndaje në: